“Këmbanat e alarmit po bien” Meta i shqetësuar: Stop popullimit të Shqipërisë!

Pas raportit të frikshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku e ka rishikuar popullsinë shqiptare në ulje me 30-40 përqind, pra se sa persona do të mbeten në vend deri në 2100, konkretisht 512 mijë banorë, ka ardhur dhe reagimi i presidentit Meta.

Meta shprehet i shqetësuar se ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit dhe bën thirrje për dialog politik mes palëve.

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është ‘rreziku i vërtetë rus’ që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.