Kinematografia në zi, ndërron jetë aktori i njohur Xhevdet Feri

Një nga autorët më të mirë të kinematografisë shqiptare, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Aktori dhe regjisori Xhevdet Feri ishte 60 vjeç.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, etj.

Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student. Roli i paharrueshëm për shqiptarët do të mbetet ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika.

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin më të madh si aktor ai e ka arritur në filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Deputon në vitin 1980 në “Sketerre ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhej i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës së Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, më 1986, bien në sy cilësi të tjera interpretative si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i te vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Artanit ne “Skëterre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Përralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990).

Me rolin e Sakos në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.