Kobe Bryant u shua bashkë me të bijën, zbulohet shkaku i aksidentit tragjik

Legjenda e basketbollit amerikan Kobe Bryant, u shua nga një aksident tragjik me helikopter.

Ngjarja ndodhi në kodrën e Kalabasas në Kaliforni, por fakti që e bën edhe me të dhimbshëm këtë aksident është se Bryant udhëtonte bashkë me të bijën Giannën, 13 vjeç dhe 7 persona të tjerë, ku asnjëri nuk mundi ti mbijetonte përplasjes fatale.

Autoritetet amerikane tashmë kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, ku kanë theksuar se njëri prej tyre është dhe kushtet atmosferike jo të favorshme.

Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar vështrimin e pilotit.

Ndër të tjera është zbuluar se helikopteri kishte probleme duke qëndruar kështu në një lartësi të ulët në kohën që po fluturonte mbi kopshtin zoologjik të Los Angelosit.

Më pas kushtet ishin përkeqësuar në mënyrë të frikshme deri në momentin e rrezimiz.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti që tronditi mbarë opinionin publik në botë.