Konsumoni lëngun e karrotës, bukuri e siguruar


Lëngu i karotës është i pasur me beta-carotene. Kjo e fundit e zbukuron lëkurën nga detoksifikimi dhe i jep asaj një ngjyrë të lehtë. Lëngu i karotës ndihmon për të përgatitur lëkurën ndaj ekspozimit të diellit dhe lehtëson procesin e nxirjes.

Kripërat e saj minerale kanë një veprim mirëbërës tek thonjtë dhe flokët. Kjo vitaminë gjithashtu ndihmon për të përmirësuar shikimin sidomos natën. Ai mbron qelizat e trurit kundër dëmit që shkaktohen me kalimin e moshës.

Përveç kësaj, karota rregullon funksionin e zorrëve (kapsllëkun ose diarrenë), është diuretik dhe anti-anemik, sepse karoteni që ajo përmban ka një efekt mbi rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut.