Krimet në Shqipëri/ Psikologia e thotë hapur: Këta burra 16-vjeçarë që u është rritur ajo që kanë mes këmbëve, të vrasin

Pas vrasjes makabre që ndodhi në Mallakastër, ku 52-vjeçarja Drita Saliaj u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar nga tre adoleshentë, si dhe krimet ndaj grave që po trondisin opinionin publik, ka ardhur dhe reagimi i psikologes së njohur Denata Toce.

E ftuar në programin “Opinion” ajo e ka lidhur fenomenin e vrasjeve me dominancën e burrave në Shqipëri.

Denata Toçe: E kanë dhunuar sepse të dhunohet një grua në Shqipëri dhe unë këtu jam me Preçin nuk është asgjë është afërmendsh që një grua që kundërshton, një grua që nuk bindet një grua që nuk i bindet burrit…Këta burra 16-vjeçarë që u është rritur ajo që kanë mes këmbëve, këta e vrasin, këta e dhunojnë.

Shih çfarë thotë ai, xhaxhai i vet e rraha thotë mirë e mirë që të më tregonte. Kjo është një shoqëri dhune. Teoria më e fortë sot sociale është që legjitimon krimin brenda familjes është ajo e dominancës sociale, pra e dominancës së burrit.