Kush janë emrat e 9 viktimave të helikopterit ku mbeti i vdekur Kobe Bryant

Një lajm tragjik u dhe ditën e djeshme ku u nda nga jeta Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna, pas rrëzimit të helikopterit me të cilin ata udhëtonin.

Ndërkohë, pas rrëzimit të helikopterit 9 persona të tjerë humbën jetën në atë aksident tragjik, ndërsa sot janë bërë me dije edhe emrat e 7 viktimave të tjera. Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna ishin emrat e parë që dolën pas rrëzimit të avionit.

Xhon Altobelli, një trajner bejsbolli bashke me gruan Keri dhe vajzën e tij Alisa ishin në bordin e këtij helikopteri, ku gjetën vdekjen e menjëhershme.

Payton Chester,  basketbollistja 13 vjeçare ishte e shoqëruar nga nëna e saj Sarah, në udhëtimin që i mori jetën 9 personave.

Edhe trajnerja Kristina Mauser ishte pjesë e udhëtimit, siç raporton burri i saj Matt Mauser, i cili postoi lajmin në facebook. Gjithashtu i vdekur mbeti edhe piloti i avionit.

Sipas raportimeve të zyrtarëve amerikanë kushtet e motit nuk përmbushnin as minimumin e standarteve për të fluturuar, dhe do të duhen disa ditë për të mbledhur të gjitha provat që të bëhet një analizë e qartë e rënies së helikopterit.

Ndërkohë në të gjithë vendin po mbahen homazhe në nder të viktimave, mes tyre edhe legjenda e basketbollit Kobe Bryant.