Me maskë oksigjeni dhe shtrirë në spital, ish-deputeti shqiptar operohet në Itali (FOTO)

Ish-deputeti i qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj së fundmi i është nënshtruar një operacioni në Itali.

Ai e ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në spitalin “Morciano di Romagna” , ndërkohë qende nuk dihet problemi i tij shëndetësor.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Valentina Ndocaj, ku tregon se operacioni shkoi me sukses, ku kishte edhe mjekë shqiptarë.

Me tone të forta ajo kritikon dhe mjekësinë shqiptare ku thekson se i vjen keq që doktorëve nuk u jepet mundësia që ta kryejnë detyrën e tyre në vendlindje.

Ajo shton se mjekët shqiptare vlerësohen jashtë nëpër botë ndërsa në Shqipëri kushtet janë si në Afrikë.