“Mos humbasim asnjë minutë” Basha gati për miratimin e Reformën Zgjedhore, cakton 2 të besuarit e opozitës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur menjëherë pas takimit të tij me aleatët në selinë e PD.

Ai është shprehur se miratimi i Reformës Zgjedhore është zvarritur me 3 muaj dhe e gjitha kjo sipas tij ka ardhur si pasojë e mungesës së vullnetit nga ana e mazhorancës.

“Prej muajit tetor kemi insistuar në një mekanizëm transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Prej shtatorit është kusht i Bundestagut. 4 muaj është zvarritur, mungesë vullneti nga pala ana e mazhorancës”, u shpreh Basha.

Ndër të tjera kryedemokrati shtoi se opozita ka zgjedhur tashmë edhe dy të besuarit, që janë Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

“Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit”- theksoi Basha.