Nuk humbasin kohë, opozita dhe mazhoranca bëhen bashkë pas 1 viti ‘luftë’, ulen në tryezë për Reformën Zgjedhore

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së liderit demokrat Lulzim Basha, përfaqësuesit e opozitës së bashkuar dhe mazhorancës nuk kanë humbur kohë, duke nisur kështu takimin për Reformën Zgjedhore në orën 13.00.

Në tryezë janë dy emrat e zgjedhur nga Basha, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësuesi i LSI Petrit Vasili.

Gjithashtu të pranishëm janë përfaqësuesja e opozitës së re në parlament Rudina Hajdari dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

Opozita e bashkuar ndërkohë ka paraqitur 3 kërkesa të cilat janë:

  1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
  2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
  3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.