Palmer takim me ambasadoren Yuri Kim, ja çfarë u diskutua

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka mbajtur një takim me ambasadoren e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Lajmin e ka bërë me dije Ambasada Amerikane, e cila në një reagim në FB, thekson se temë diskutimi ka qenë tryeza e diskutimit mes partive politike në kuadër të Reformës Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Gjithashtu, në qendër të diskutimeve ka qenë qëndrimi e Shqipërisë ndaj Iranit.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

??️ | Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on E enjte, 16 Janar 2020