Pas denoncimit të PD, Prokuroria bën levizjen e rradhës për kryebashkiakun Ismailaj

Ditën e sotme Prokuroria ka vënë nën hetim kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj.

Ky veprim vjen pas denoncimit të Partisë Demokratike disa ditë më parë se Ismailaj ka qenë i dënuar dhe i dëbuar në Greqi në vitet 1999-2000.

I gjendur në këto rrethana, sektori i dekriminalizimit në Prokurori ka bërë kërkesë për të marrë gjurmët e gishtave  të Ismailajt.

Fillimisht ato do të merren te Adisa.

Kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme regjistroi çështjen për Qerim Ismailajn 4 ditë më parë.

Prokurori Adnan Xholi i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë që të sigurojë dosjen e plotë nga autoritetet greke.

Nga ana tjetër në reagimin e tij, vetë Qerim Ismailaj ka mohuar akuzat duke deklaruar se është i hapur për tu përballur me të gjitha verifikimet.