Sa lumturi! Alban Skënderaj bëhet baba për herë të dytë, Miriami bën dedikimin e veçantë (FOTO)

Një ditë e lumtur kjo e sotmja për një nga çiftet më të preferuara për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtarët e njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, të cilët kanë ndarë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të dytë.

Të dy kanë zbuluar se djalit i kanë vënë emrin e bukur Duam, bazuar në një këngë të tyren dhe inicialet e familjes.

Miriami nëpërmjet një dedikimi të veçantë , zbulon se ata kanë mësuar se Duami ka nisur rrugën për të ardhur në këtë jetë pikërisht në momentin që po xhironin klipin e kësaj kënge.

Postimi i plotë:

Mire se erdhe ne jete Duam.

Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan.

Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni.

Duam (përveç se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone.

Mire se vjen ne familje biri jone.