“Ti je ordiner” Plas sherri mes Rezart Veleshnjës dhe Ermal Mamaqit? Ia kthen aktori: Më jep lekët që më ke borxh

Ermal Mamaqi dhe Rezart Veleshnja pa dyshim janë nga aktorët më të preferuar të humorit për publikun shqiptar.

Edhe pse Mamaqi tashmë nuk është pjesë e spektaklit “Portokalli”, dyshja e kanë ruajtur marrëdhënien e mirë, por një koment i fundit në rrjetet sociale ka ngritur dyshime të forta te fansat në lidhje me atë që ka ndodhur mes tyre.

“Ti je ordiner. Nuk di pse të pëlqejnë njerëzit. A ka mundësi mos më shkruaj më?,” ka komentuar Mamaqi te një nga postimet e Veleshnjës në Instagram.

Menjëherë ka ardhur dhe përgjigja e Rezartit.

“Mos u merr me mua dhe më jep lekët që më ke borxh hahahaha,”, shkruan ai duke ngritur kështu dyshime edhe pse në fund ka qeshur.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për batutën e rradhës apo dicka ka ndodhur mes të dyve dhe e kanë marrë situatën me humor.

Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm se të presim reagimin e aktorëve dhe sqarimin në lidhje me situatën në fjalë.