Video duke pirë kokainë/ Bardhi i bën thirrje SPAK: të nisë menjëherë hetimet për Lefter Allën

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i bën thirrje SPAK që të ndjek penalisht kryebashkiakun socialist të Bulqizës, Lefter Alla, për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën.

Bardhi publikon në profilin e tij facebook një video e prezantimit të Lefter Allës nga Rama për Bashkinë e Bulqizës.

Ai thotë ndër të tjera se SPAK duhet të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës.

Postimi i Plotë

SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!

#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama #RamaDeshtoi