“Zgjedhje me Ramën nuk ka”/ Basha pas takimit me Varhelyi: Gjiknuri duhet të ishte në burg

Lideri i opozitës Lulzim Basha, zhvilloi një takim me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ndodhet në Tiranë. Pas takimit, kreu i demokratëve u shpreh për mediat se komisioneri e njohur me strategjinë  e tij. Ndërsa theksoi edhe njëherë se vendi del nga kriza vetëm me zgjedhje të lira.

“Dua të përshendes dhe mirëpres ardhjen e një komisoneri në portofolin e zgjerimit, Oliver Varhelyi, më prezantoi me strategjinë që do të paraqesë ai. Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës përmes zgjedhjeve të lira të paraprira nga një refomë zgjedhore dhe hapja e negociatave janë dy objektiva madhore. Në këtë kuadër mirëprita ndihmë e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit legjitim.

Do ndërmarrin cdo hap me çdo kosto për të mos vonuar zgjedhje e lira dhe të ndershme. Mirëpes sensin e realizimit, dhe shpreha mbështetjen në emër të opozitës së bashkuar për axhendën europiane të vendit. Nuk ka rrugë tjetër përvec zbatimit të 9 kushteve të Bundesatgut. Opozita për një kusht ka insistuar prej katër muajsh. E gjithë pjesa tjetër është detyrë e qeverisë, jam i lumtur që me komisonerin e ri patën mundësi të flasim drejtpërdrejtë dhe të shihemi në sy”, tha Basha.

I pyetur nëse do pranojë të futet në zgjedhje me Ramën, Basha u përgjigj: “Opozita beson se jo vetëm rregullat e shkruara por edhe në zbatimi i këtyre rregullave ka mundësi. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Ndërkaq, uljrn në tryezë me Damian Gjiknurin, kreu i demokratëve e komentoi edhe njëherë kështu: “Se pse Edi Rama do ta ndjekë këtë proces me dikë që duhet të ishte në burg, është për Edi Ramën. Drejtoja këtë pyetje Edi Ramës po patët shansin se ka vetëm kamerat e ertv me vete”.