Alketa Vejsiu: Rama nuk ka ndikuar për pjesmarrjen në Sanremo/ Më ka ndihmuar vetëm talenti im

Moderatorja Alketa Vejsiu e ftuar në studion e “Opinion”, u shpreh se Rama dhe të gjithë kryeminsitrat e tjerë do të kishin bërë mirë të kishin ndikuar në mënyrë që talentet shqiptare të spikasnin, por që në rastin e saj nuk ka ndodhur.

Kur pyetet nga Blendi Fevziu, Vejsiu kërkoi kamerën në studio dhe u shpreh: Zero, zero! Ajo pranoi faktin që mes saj dhe gruas së kryeministrit, Linda Rama ka një marrëdhënie miqësore dhe se e ka njohur më parë se vetë kryeministrin.

Fragment nga intervista

BF: Për pjesëmarrjen në Sanremo ka ndikuar Edi Rama në shkuarjen tuaj në Sanremo?

Alketa: Shiko, Edi Rama dhe  gjithë ish-kryemisitrat do kishin bërë shumë mirë sikur t’ia kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi që të afirmoheshin më shpejt…se kanë as në axhendë ata që ne të gjejmë rrugët tona …më ka ndihmuar vetëm talenti im sepse talenti e gjen gjithmonë rrugën

BF: Nuk ka bërë ndonjë telefonatë ndonjë gjë Rama?

Alketa: Absolutisht, zero, zero, ku është kamera zero. Edi Rama do bëj punën që duhet të bëj për Shqipërinë por jo ëndrrat e Alketa Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh e nuk kam çfarë të pretendoj asgjë Edi Ramës unë.. tani ishte një diskutim aty për Berluskonin, që dua të takoj Berluskonin më pyesin në një program televiziv edhe më thonë që je një personazh që ndjek nga gjithë poltikanët tanë vetëm një Berluskonin … Berluskonin i thashë e ndjek jo si politikan por si njeriun që solli një revolucion të vërtet në televizionin komercial në itali. Njeri suksesi, më frymëzojnë njerëzit e suksesit më thanë do ta takosh? Patjetër që po…kaq e mbyllur dhe kjo…

BF: Po me Ramën çfarë marrëdhënie ke për momentin?

Alketa: Atë që ke dhe ti,jam një gazetare njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori… me thënë të drejtën kam gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon.

 BF: E ke patur përpara apo pasi është bërë gruaja e Edi Ramës?

Alketa: E kam patur përpara se të njoh Edi Ramën.