Basha që në mëngjes me Komisionin e Venecias, ja çfarë thotë pas takimit të rëndësishëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Venecias. Basha u shpreh se ishte një takim i frytshëm dhe tha se do të ofrojë zgjidhje politike për shqiptarët.

“Takimi me delegacionin e Venecias ishte shumë i frytshëm. Do ofrojmë zgjidhje politike për shqiptarët. Shqipëria në një krizë të thellë kushtetuese. Lëvizje të çoroditura nga mazhoranca, e cila nuk priti opinionin e Komisionit të Venecias.

Siguria dhe të drejtat e qytetarëve  janë të kërcënuara sepse Shqipëria sot drejtohet nga një grup pushtetarësh dhe oligarkësh që kanë kapur gjithçka,. Kjo nuk është demokraci, nuk është shteti ligjor. Ndaj me “Venecian” diskutuam të gjitha problemet e e shkatërrimit të Reformës në Drejtësi por edhe rrugën e daljes: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve, një parlament i lidhur me fatin e qytetarëve.

Një Kryeministër që ka dalë nga bandat e krimit të organizuar do të jetë peng i tyre. Do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 kriminelëvë dhe oligarkëve apo do të shikojmë rrugën e drejtësisë?!”

Pyetje: Ju keni kërkuar qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por PS refuzon. Si mendon se do të zgjidhet?

Basha: Zgjidhjen ne nuk e kërkuam për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë pushtetin e paligjshëm dhe të parave të pista dhe të vendosë interesat e atyre që ka ardhur në pushtet përpara interesave të qytetarëve,  atëherë opozita dhe qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë  një shoqërie evropiane në përballje me një grup pushtetarësh që kanë marrë peng vendin.