“Bastard, nuk do falim asnjë” kërcënohet Artan Hoxha, tregon mesazhin nga Anglia: Ka ardhur koha…

Artan Hoxha është një nga gazetarët më të njohur investigativë në Shqipëri.

Së fundmi një mesazh kërcënues ka mbërritur në celularin e tij, madje e kanë ndjekur duke i bërë dhe fotografi teksa ndodhej në vende të ndryshme.

Denoncimin Hoxha e bëri mbrëmjen e djeshme në studion e programit “Opinion”, teksa i ftuar ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Sipas gazetarit ky mesazh ka ardhur nga persona të botës së krimit të organizuar edhe vjen nga Anglia.

“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”, thuhet në mesazhin e mbërritur në telefonin e Hoxhës, teksa ka postuar edhe fotografitë.

“Sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme”, u shpreh Hoxha në studio.