“Bombola ishte me siguresë”/ ISHTI: Familja Tola mund të jetë asfiksuar nga tymi i sobës

Pas ngjarjes tragjike që tronditi bulqizën por jo vetëm, Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), me një grup ekspertësh ka shkuar në banesën e familjes Tola, për të bërë verifikimet mbi shkaqet e ndarjes nga jeta të nënës me dy fëmijët brenda në banesë.

Sipas të dhënave paraprake, grupi i ekspertëve ka konstatuar një bombol gatimi me gaz në ballkonin e shtëpisë, e cila ishte me siguresë të mbyllur, ndërsa në banesë nuk është ndjerë erë gazi. Ky fakt heq dyshimet se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi. Por në banesë, familja Tola ngrohej me sobë me dru, dhe dyshimet janë që familja të jenë asfiksuar nga tymi i përhapur në dhomë.

“Kjo në foto është bombola e gazit në shtëpinë e familjes Tola në Bulqizë e gjetur nga grupi i ekspertëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI. Ajo ka qenë në pjesën e ballkonit të banesës. Kjo bombol mban rreth 10 litra gaz por në momentin kur është gjetur nga ekspertët ka rezultuar me 5 litra por me siguresë të mbyllur. Ndërkohë në pjesën e brendshme të shtëpisë në një dhomë të vogël grupi i ekspertëve ka evidentuar një sobë drush çka ka bërë që të dyshojnë që vdekja e anëtarëve të familjes Tola të ketë ardhur si pasoje e sasisë së madhe të druve dhe mbushjes së dhomës me sasi të madhe tymi. Gjithashtu ekspertët e ISHTI thonë që në momentin që kanë shkuar në banesë por edhe nga komunikimet me fqinjët nuk kanë ndjerë erë gazi. Fakti që bombola e gazit ka qenë me siguresë të mbyllur i bën ata të presin rezultatet e ekspertizës për të dhënë përgjigjen e saktë sa i takon arsyes që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të familjes Tola në Bulqizë”, bën të ditur ISHTI përmes një njoftimi për mediat.