Çfarë po ndodh me koronavirusin? Ja sa ka shkuar numri i viktimave deri tani

I formuar fillimisht në Kinë, koronavirusi u kthye në një nga kërcënimet më të mëdhaja për njerëzimin muajt e fundit.

Ende pa u gjetur një kurë edhe me shifrat që rriteshin në mënyrë të frikshme, virusi kinez arriti të tmerronte botën.

Mirëpo gjendja mesa duket tani paraqitet disi me e qetë, sidomos jashtë Kinës, ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), shifrat nuk po rriten më në mënyrë dramatike, pavarësisht shtimit që pati në provincën Hubei, raporton BBC.

Një nga rastet përjashtuese ishte vetëm një anije e madhe lundrimi në Japoni, ku u informua për 44 njerëz të prekur, duke e çuar kështu numrin e të prekurve në këtë shtet në 218.

OBSH shton se nuk pati ndonjë ndryshim në llojin e ashpërsisë e koronavirusit.

Në Kinë kanë ndodhur 121 vdekje të reja, kështu numri në total ka shkuar 1380 persona.

Infeksionet totale u rritën me 5,090 në 55,748 raste në 13 shkurt, tha të Premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Shifrat e fundit nga Hubei regjistruan 116 vdekje dhe 4,823 raste të reja. Kjo është një rritje më e vogël se një ditë më parë kur pati një goditje me 240 vdekje të reja dhe afro 15,000 raste të reja.