Dafina Zeqiri nuk e mban më sekret, shihet më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj

Prej disa kohësh mediat rozë raportojnë se Dafina Zeqiri ka një lidhje dashurie me DJ e njohur, Geek.

Ajo është përpjekur ta mbajë të fshehtë këtë lidhje dhe larg syrit të publikut, por mesa duket tani ka vendosur të dalë hapur, madje t’i shprehë publikisht dhe dashurinë.

Dafina ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto me partnerin e saj ku shihen mjaft të dashuruar.