Durrës/ Ujësjellësi po kryente punime, zbulohen rrënoja arkeologjike

Gjatë gërmimeve nga Ujësjellës-Kanalizimet në Durrës, është zbuluar një pjesë muri antik.

Ndërkaq, zbulimi është bërë në zonën arkeologjike “A” të qytetit gjatë inspektimit të punimeve nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve.

“Gjatë një verifikimi në terren i punimeve nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit. Pas vëzhgimit arkeologjik u konstatuan gjurmë të një strukture murature dhe material arkeologjik në zonën e gërmuar, ku si pasojë u pezulluan punimet deri në një vendim të marrë nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale”, bën me dije Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.