“Erdhëm për të festuar Shën Valentinin” Kapet çifti shqiptar me 15 kg ‘mall’, ja ku e kishin fshehur

Policia ka arrestuar një çift shqiptar pranë kufirit greko-shqiptar, në zonën e Asproklisi, pasi po transportonin një sasi mariuane prej 15 kilogramë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, për Shën Valentin.

Ende nuk dihet identiteti i çiftit dhe mosha e tyre.

Ata e kishin fshehur ‘mallin’ e paketuar në 16 pako, në portën e pasme në një vend të improvizuar.

Përpara policisë ata kanë deklaruar se vinin nga Shqipëria për të festuar në Greqi ditën e të dashuruarve.

Por këto fjalë nuk i kanë bindur uniformat blu të cilët kanë ushtruar menjëherë kontroll në automjet derisa kanë gjetur sasinë e lendës narkotike.

Më pas çifti është shoqëruar për në komisariat.