Europë/ Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi, ja në cilin shtet

Koronavirusi i tmerrshëm kinez ka shënuar dhe viktimën e parë në Europë.

Ngjarja ka ndodhur në Francë, ku ka humbur jetën një 80 vjeçare kineze e cila ishte nga provinca e Hubei afër Wuhan, qyteti ku lindi virusi.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e jashtme franceze Agnes Buzyn.

Më tej ajo shton se edhe vajza e viktimës është prekur nga koronavirusi por është duke marrë mjekim.

Ajo mbërriti në Francë në 16 janar dhe u vendos në karantinë në datën 25 janar.

E moshuara është tashmë viktima e katërt që regjistrohet jashtë Kinës, ndërsa 3 të tjerët kanë qenë në Filipine, Japoni dhe Hong Kong.