Fejohen Çiljeta dhe Alban Hoxha? Këngëtarja tregon unazën dhe surprizën e bukur: Të dua (FOTO)

Një  nga çiftet më të përfolur në shoëbizin shqiptar janë padyshim këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri Alban Hoxha.

Prej kohësh ata po shijojnë një lidhje dashurie, me ulje ngritjet e veta.

Edhe pse përpara disa kohësh ata u përfolën për një ndarje, mesa duket gjërat nuk kanë qenë ashtu edhe dyshja vjen me lajme të reja.

Së fundmi, Çiljeta ka postuar një foto në “Instagram” , ku shfaqet me një fustan  të kuq, ku në dorë bie në sy një unazë fejese.

Gjithashtu përpara këmbëve të këngëtares ndodhet dhe një surprizë e bukur, një tufë trëndafilash në paketimin e të cilëve shkruhet “Të dua”.

Ende nuk dihet nëse cifti ka zyrtarizuar lidhjen në fejesë, por të gjitha detajet padyshim të cojnë në një përfundim të tillë.

Ndërkohë presim ndonjë prononcim nga ana e të dyve…