“Fundjava nuk është për të fluturuar” Çfarë ndodhi mbrëmë në autostradën Tiranë- Durrës?

Policia e Rrugore e Tiranës ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Nën moton “Fundjava dhe festa janë për tu festuar jo për të fluturuar” , efektivët kanë hequr 16 leje drejtimi për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 174 km/h.

Gjithashtu janë publikuar edhe pamjet me video të asaj që ka ndodhur në një prej autostradave kryesore të vendit tonë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Shpejtësi&lagështi në rrugë, destinacioni🚑.

Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit.

Fundjava dhe festa janë për tu festuar,jo për të fluturuar🛫 në rrugë dhe përfunduar në 🚑, apo më keq akoma.

Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge.

16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim.

14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

KUJDES!
Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim🚙, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, 👉 udhëzimet dhe këshillat e 👮🏻♀, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve.
Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore.

📸 dhe ✍ne adrese te komisariatit digjital, ne numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje qe cenon sigurinë rrugore.