Humbi të dashurën nga tërmeti/ Greg Rama lë pas dhimbjen, shfaqet me bjonden e njohur për Shën Valentin (FOTO)

Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama mesa duket ka zgjedhur që ta festojë ditën e Shën Valentinit.

Ai ka preferuar që të kalojë disa orë në një nga klubet e natës në Tiranë.

Së bashku me Greg Ramën ka qenë dhe moderatorja bjonde e njohur e ekranit të Top Channel, Xhesika Muçaj e cila shfaqet në video, teksa mbështet kokën mbi supet e tij.

Ende nuk dihet nëse ata janë bashkë në një lidhje apo janë thjesht shokë që kanë zgjedhur të shijojnë miqësinë e tyre në ditën më të bukur të dashurisë.

Kujtojmë se Greg Rama humbi të dashurën Kristi Reçi nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Reci u shua së bashku me familjen e saj nga shembja e një pallati 6 katësh në Durrës.

Mediat italiane raportuan pas tragjedisë se Gregu dhe Kristi ishin të fejuar prej dy vitesh.