Krijimi i qeverisë së re/ Reagon Mustafa: Ecëm ngadalë, por arritëm në cak

Pas votimit të qeverisë së re të Kosovës, ka reaguar kreu i LDK, Isa Mustafa. Ai ka uruar kryeministrin e ri Albin Kurti, duke u shprehur se vështirësitë për të arritur në këtë ditë ishin të mëdha, por më në fund ia arritën.

Kujtojmë se takimet e Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për krijimin e qeverisë së re zgjatën pak kohë, pasi të dyja palët kishin mendime  të ndryshme për ndarjen e ministrive.

Marrëveshja e arritur ditën e djeshme u votua sot në Kuvend, dhe Albin Kurti do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Reagimi i Isa Mustafës:

” Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar. Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj. Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht! IM”