Lëvizje në qeveri/ Pas dorëheqjeve, emërohen 2 zv.ministret e reja të Ekonomisë dhe Financave (EMRAT)

Qeveria Rama është përfshirë së fundmi nga një ndryshim në rang zëvendësministrash.

Ditën e djeshme zv.ministri i Financave dhe i Ekonomisë Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen.

Kështu qeveria ka miratuar lirimin nga detyra të tij dhe emërimin e dy të tjerëve.

Kështu në vend të të dorëhequrit Haxhi është emëruar Adela Xhemali.

Gjithashtu si zv.ministre po e ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është emëruar dhe Vasilika Vjero, e cila zëvendëson Erjon Lucin, të larguar nga detyra rreth një muaj më parë.

Kujtojmë që Vasilika Vjero ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së tatimeve dhe në krye të ARRSH.

ADELA XHEMALI
VASILIKA VJERO