Pamje skandaloze/ Avokati i njohur shkelmon dhe ofendon lypësin në mes të sheshit (VIDEO)

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur së fundmi në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Avokati i njohur Tomë Gashi është filmuar duke shkelmuar dhe ofenduar një lypës që po kërkonte lëmoshë në atë zonë.

Qytetari që ka parë skenën dhe ka xhiruar videon shprehet se avokati Gashi e ka ofenduar gjithashtu lypësin.

“More vesh, depsëz i keq,”- dëgjohet të thotë avokati në video.

Më pas ai ka shkelmuar disa objekte që ndodheshin përpara lypësit, të cilat ia kishin dhënë njerëz të ndryshëm.

Ende nuk dihet arsyeja e ngjarjes në fjalë.

Emri i Tomë Gashit nuk është i panjohur për publikun.

Ai është avokati i Albert Veliut, i njohur ndryshe edhe si “Babalja”.

Gashi cilësohet gjithashtu si një nga avokatët më të paguar në Kosovë.