Rastet e koronavirusit konfirmohen edhe në një tjetër shtet evropian

Rasti i parë i koronavirusit në Norvegji. Instituti Norvegjez i Shëndetit konfirmoi që pacienti ishte pozitiv dhe se ishte kthyer nga Kina gjatë fundjavës.

Pacienti, i cili jeton në Norvegjinë Veriore, është i izoluar në shtëpi. Autoritetet nuk besojnë se ai paraqet një rrezik serioz të përhapjes së virusit, tha zëdhënësja Line Vold gjatë një konference për shtyp.

Sipas mediave italiane, hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kontaktet e bëra nga pacienti.