Shpërthim i fuqishëm me tritol në derën e biznesit, ja në pronësi të kujt është (EMRI)

FOTO ILUSTRUESE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gocaj të Lezhës natën që sapo lamë pas.

Mësohet se një sasi eksplozivi është vendosur në derën e një dyqani, biznes ky në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.

Familjarët nga ana e tyre pretendojnë se nuk kanë konflikte me njeri.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.