Tatimet rifillojnë aksionin në Tiranë, gjobitën 251 subjekte

Ditën e sotme Drejtoria e Tatimeve ka vendosur gjoba në 251 subjekte në Tiranë pas monitorimeve të vazhdueshme në terren.

Ndërkaq, në 946 kontrolle të ushtruara dhe 251 shkelje të legjislacionit tatimor. Sakaq bëhet me dije se 30 tatimpagues janë penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor, 5 u janë bllokuar ambientet për moslëshim kuponi tatimor, 36 për punonjës të padeklaruar, nga të cilët 24 subjekte “biznes i vogël” dhe 12 subjekte “biznes i madh”.

“Janë 30 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 5 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). 36 tatimpagues u gjetën me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 24 subjekte “biznes i vogël” dhe 12 subjekte “biznes i madh”.

6 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. 54 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion”, shkruhet në faqen e tatimeve.