Të dua shumë”/ Tre ditë zgjatën problemet për Oriola Marashin

Problemet 3 ditë zgjatën për Oriola Marashin. Me rastin e 14 shkurtit, ditës së të dashuruarve, përmes një postimi Insta Story, Oriola shpreh dashurinë për nënën e saj, Xhoi Jakajn.
Dhe në këtë festë Oriola gjen rastin që t’i shprehi dashurinë.

“Të dua shumë. Gëzuar Shën Valentinin dashuria ime”, shkruan Oriola në foton e shpërndarë të së ëmës. 

Kujtojmë që vetëm tre ditë më parë, Gazeta Si shparndau lajmin se modelja Oriola Marashi ishte arrestuar pasi në makinën me të cilën udhëtonte, të llojit “Audi” i ishin gjetur 1.9 gramë kanabis. Në momentin e ndalimit, Marashi ishte me fotografin Juxhin Kurti dhe një person tjetër të identifikuar si E. Krasniqi.
Sipas të njëjtave burime, vetë Oriola ka pranuar në polici se është një konsumuese e hashashit prej një viti dhe se dy shokët e saj nuk kishin dijeni për lëndën narkotike që kishte modelja në makinë.