Të dy shtrirë në lëndinë/ Meta uron Shën Valentinin me foton më të bukur me Kryemadhin

Dita e të dashuruarve, Shën Valentini mesa duket ka nisur ndryshe edhe për presidentin Ilir Meta.

Që në mëngjes ai ka postuar një fotografi, ku shfaqet me bashkëshorten e tij, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Të dy kanë dalë të buzëqeshur e të shpenguar, teksa ndodhen në një lëndinë.

“Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve!”, shkruan Meta krahas fotos.

Sipas informacioneve foto e zgjedhur nga presidenti nuk është aktuale por është kryer vitin e kaluar në një udhëtim të çiftit në Prevallë.