Trotuar/ Robert Berisha i propozon live në emision Fjoralba Ponarit

Fjoralba Ponari është padyshim një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit dhe sot ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e Robert Berishës.

Këngëtari ishte i ftuar në “E diell”, ku u bë pjesë e rubrikës së re “Trotuar”. Këtë puntatë tema e rubrikës kishte të bënte me dashuritë që nisin në punë dhe Roberti u shpreh se nuk do të mund të punonte në të njëjtin vend me Fjoralbën pasi do e ngacmonte.

“Unë po të më ofronin të punoja në Top Channel nuk kisha pranuar sepse do e ngacmoja çdo ditë Fjoralbën”, u shpreh Roberti.

Fjoralba me përgjigjen e saj la të kuptohej se do e refuzonte Robertin dhe Ervin Kurti e konfirmoi duke thënë: “Ta kesh të sigurt që ajo do të të refuzonte”.