U fol për një video ‘të dyshimtë’ me zv.ministren, flet për herë të parë Luigi Soreca: Ata që shpërndajnë…

Pak kohë më parë në media u përfol gjatë për një video të dyshimtë, për të cilën u aludua se shfaqej zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca në momente intime.

Së fundmi Soreca ka thyer heshtjen, duke folur kështu për herë të parë në lidhje me këtë temë.

I ftuar në programin “Open” , ai ka deklaruar se nuk ka zgjedhur të reagojë pasi sipas tij ky lajm ishte i rremë dhe shpifje e shpërndarë qëllimisht.

“Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Ata që shpërndajnë lajme të rreme, pas disa kohe kjo sjellje e keqe u shkon kundër.”, deklaroi Soreca.

Nga ana tjetër i pyetur për akuzat për korrupsion ndaj ambasadorëve të akredituar në Tiranë, Soreca tha se përgjigjet që ata japin përfaqësojnë institucionet e tyre, jo qëndrime personale.

“Më lejoni të them një gjë e nuk do të spekuloj. Nuk jam dakord me ata që akuzojnë kolegët me korrupsion. Një ambasador është institucion dhe përgjigjet që jepen, jepen në formë institucionale. Ne flasim në emër të institucionit, jo vetëm unë por çdo ambasador tjetër. Çdo gjë që bëjmë këtu monitorohet. Dua që kjo të jetë tejet e qartë. Pra ne monitorohemi”, shtoi ai ndër të tjera.