Zbardhet porosia e ambasadores amerikane pas takimit me ministren Manastirliu: E rëndësishme të jeni vigjilentë..

Një takim i rëndësishëm është zhvilluar mes ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ambasada e SHBA ka dhënë detaje rreth këtij takimi, ku ka treguar se në fokus të bisedimeve ka qenë situata në lidhje me koronavirusin e rrezikshëm kinez, i cili deri më tani ka shkaktuar 1523 viktima.

Kim dhe Manastirliu, biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit”- bën me dije ambasada në faqen zyrtare.