4 fëmijë të testuar për Covid-19? Mjekja pediatre tregon gjëndjen e tyre

Mjekja pediatre, Gjeorgjina Kuli me anë të një lidhje skype foli në Open në Top Channel për 4 fëmijët e infektuar me Covid-19. Sipas saj situata nuk është shqetësuese.

E pyetur si paraqitet gjendja e të 4 fëmijëve ajo shprehet se fëmijët nuk kanë shfaq simptomat e virusit.

Dua të informoj publikun se 4 fëmijët nuk kanë shfaqur simptomat e virusit dhe as nuk janë në spital, Ato janë testuar pasi ndjekjes se rasteve të infektuar. Gjendja e tyre është e mirë, janë në shtëpi, nuk janë në spital- tha mjekja e njohur. Njëri është është i moshës 3 vjeç, një i moshës 10, një 13 vjeç dhe një adoleshent 15 vjeçar- tha Gjeorgjina Kuli.