Aplikimi në hundë i një solucioni me bazë kripe shmang COVID-19? Ja si përgjigjet ISHP

Instituti i Shëndetit Publik, në një postim në mediat soxiale u ka kthyer përgjigje qytetarëve për mënyrat se si mund të mbrohen nga ky virus vdekjeprurës. Një pyetje që është bërë ne adresë të tyre ka qenë dhe nëse pastrimi i shpeshtë i hundëve me sulucion që ka zi bazë kripën mund ti mbroj ata nga infektimi.

ISHP duke u bazuar në rekomandimet e OSHB, shkruan se nuk ka asnjë të dhënë që tregon se përdorimi i solucioneve me bazë kripë për pastrimin e hundëve, mbron njerëzit nga infektimi me koronavirusin e ri.

“Kemi të dhëna të limituara të cilat tregojnë se pastrimi i rregullt i hundëve me solucione me pazë kripe ndihmon në shërbimin më të shpejtë nga gripi i zakonshëm. Megjithatë, pastrimi i shpeshtë i hundëve me solucion me bazë krime nuk ka treguar se parandalon infeksionet respiratore”, shkruan ISHP.