Bie qeveria e Albin Kurtit, ja si u votua në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës voton për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti. Pas mbi 9 orë seancë maratonë, deputetët kanë dhënë verdiktin e tyre, duke ngritur dorën dhe duke miratuar mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pro mocionit të mosbesimit kanë votuar 82 deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë opozitar, 32 deputetë kanë votuar kundër dhe 1 ka abstenuar.