Çfarë pritet të ndodhë në javën e parë të prillit? Përgjigjet mjeku Pipero dhe befason me deklaratën: Virusi ka qarkulluar që në…

Pëllumb Pipero, Mjek Infeksionist

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në emisionin “Opinion” tha se në javën e parë të prillit do e shohim nëse masat që janë marrë do të japin efekt.

“Shoh njerëz që rrinë grumbull në çdo vend. Nuk e kuptojnë se jemi në luftë me një armik. Megjithatë dua të them se shumica është ndërgjegjësuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Në javën e parë të prillit do shohim nëse masat që janë marrë do të japin efektet “, tha Pipero.

Mjeku infeksionist më tej u shpreh se koronavirusi ka qarkulluar që në fund të vitit të kaluar. Por unë, tha ai e lidh me AH1N1.

‘Nëse unë sjell në vëmendjen atë që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë, do e lidh me qarkullimin. Italia dhe Spanja nuk morën masa dhe unë e lidh me metrotë dhe një shkujdesje shumë të madh e të qytetarëve”, përfundon ai.