Çifti nuk përmbahet/ Thyejnë karantinën e shkojnë në makinë, policia i kap ‘mat’

Një episod i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Itali.

Mësohet se dy të rinj kanë marrë një gjobë të majme pasi janë kapur ‘mat’ në makinë, duke thyer kështu rregullat e karantinës.

Policia ka parë çiftin teksa kishin parkuar makinën në një zonë gjelbërimi.

Justifikimi që ata nxorrën ishte se karantina i kishte penguar të takoheshin.

Mirëpo mesa duket kjo gjë nuk e ka bindur policinë e cila ka bërë gati gjobën sipas rregullave që përcakton ligji.

Sipas dekretit të Këshillit të Ministrave, dëshira për të përqafuar njëri-tjetrin gjatë karantinës së koronavirusit nuk është ndër arsyet e vlefshme për të lënë shtëpinë.

Edhe pse i riu kishte tentuar ta parkonte makinën në një zonë të fshehtë, ai e ka patur të pamundur pasi rrugët e zbrazëta nuk ta mundësojnë të bësh një gjë të tillë.