COViD-19 “mbërthen” Shqipërinë, reagon ashpër mjeku: Ata nuk kanë lidhje me shëndetësinë, nuk e di sa orë punë ka bërë…

Mjeku Petrit Vargu, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Ora News ka shprehur rezerva se si po e menaxhon qeveria situatën e COVID-19 në vendin tonë.

“Në një alarm ku e gjithë bota është ngritur në këmbë, ne kemi disa drejtues që nuk kanë lidhje me shëndetësinë, me spitalet, dhe në vetë faktin që në Ministrinë e Shëndetësisë është vetëm një mjek, dhe nuk e di sa orë punë ka bërë. Kemi staf totalisht amatoresk, ka terr informativ”- është shprehur ai.