Deklarata e befasishme e kryeministrit Rama: Iki që nesër nga detyra/ Nuk më intereson fare, fare, fare!

Edi Rama, Kryeministër

Kreu i qeverisë Edi Rama tha në emisionin “Real Story” se është gati të dorëzojë postin e kryeministrit, madje edhe me festë, nëse dikush gjen rrugën për të bindur virusin të largohet.

Pyetje: Nuk më kujtohet një politikan që të ketë fituar një luftë e më pas të ketë fituar dhe zgjedhjet. A i druheni kësaj?

Rama: Sikur të më thonë, që njerëzit do ta fitojnë këtë luftë, nëse ti nesër nuk do jesh në zgjedhje, unë do kisha firmosur sot me kënaqësinë më të madhe fundin e kësaj lufte. Do jepja gjithçka, vetëm të mos isha unë këtu ku jam sot. E kam mendjen vetëm te një pikë, dita kur do të kthehemi në normalitet, nuk e di si do të jetë. Nuk më intereson fare, fare, fare, çfarë do të jetë më pas historia politike dhe aq më pak se kur janë zgjedhjet, kush i fiton. Nëse të gjithë ata që iu ra bretku kaq vite “Rama ik, Rama ik”, gjejnë rrugët të bindin virusin të largohet nesër, unë iki dhe jo vetëm, por bëj një festë të madhe.