Del SHIFRA/ Ja sa është numri i popullsisë në Shqipëri

INSTAT ka publikuar shifrën e popullsisë aktuale në Shqipëri.

Kështu, mësohet se më 1 janar 2020, në territorin e Republikës së Shqipërisë numërohet shifra e 2.845.955 banorë.

Në këtë studim theksohet se kemi një rënie të popullsisë me 0.6% krahasuar me 1 janarin e 2numërohet shifra e 2.845.955 banorë.

Në këtë studim theksohet se kemi një rënie të popullsisë me 0.6% krahasuar me 1 janarin e 2019.

Në 1 janar 2020 mosha mesatare e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019.

Sipas INSTAT, Në 1 janar 2020 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me 1 janar 2019, nga 25,1 % në 24,6 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje, nga 20,5 % në 21,6 % gjatë të njëjtës periudhë.

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3%, krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke patur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë.