E rëndë/ Shpërthen në flakë banesa, humb jetën e moshuara (EMRI)

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Poloskë të Devollit.

Për pasojë ka humbur jetën një e moshuar e cila jetonte aty.

Mësohet se ajo quhet Nezaqet Gjoza, 90 vjeç.

Viktima nuk ka mundur dot të dalë në kohë nga banesa.

Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërkohë që policia është duke kryer verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.