Ekonomiksi i nje virusi!

Nga Irena Beqiraj, ish zv.ministre e Financave

Një prezantim elokuent dhe shumë i qartë London Business School ofonte një tablo precize se çfarë pritet edhe çfarë kërkohet në epokën e Coronavirusit.

BACC1E4E-D6F8-42DF-A4AA-6CF4EFE232DB.png

 

Grafiku tregon që, masat mbrojtese të menjëhershme edhe drastike ulin masën e përhapjes duke ja përshtatur atë kapacitetit të sistemit shëndetësor publik. Sa më i dobët sistemi shëndetësor publik,( duke filluar që nga kapaciteti për të kryer teste, njohja e profilit shëndetësor qoftë individual qoftë të popullatës e deri tek kapacitetet për terapi intensive), aq më shumë qeveritë do të duhet të tentojnë të sheshojën kurbën blu si rrjedhim, aq më te forta janë masat e karantinimit edhe izolimit.

Grafiku po ashtu tregon që strategjia e karantinimit te menjehershëm sic ishte rsti i Shqipërisë  për tju përshtatur nivelit të kapaciteteve shëndëtësore rrit periudhën e “Clirimit prej virusit“ duke filuar që nga momenti i evidentimit të rastit të parë. Kështu që jo pa qëllim qëndrimi në karantinë do të jëtë edhe më i gjatë nga cfarë e presim.

Por sheshimi i kurbës së epidemisë përkeqëson PBB.

E2723E3B-9829-4C60-97C7-56B72A778D23.png

 

 

Grafiku dytë tregon të mbivendosur grafikun 1, edhe efektet që shkakton një strategji pa masa parandaluese edhe me masa parandaluese në ekonomi.

Sa më të shtrënguara të jene masat e karantinimit, aq me pak njerez do të infektohen, por recesioni bëhet më i thellë .

Pra “norma e këmbimit” midis jetëve të shpëtura me “dhimbjen ekonomike “ të shkaktuar është e duksheme dhe në përpjestim të drejtë me njëra tjetrën. Kurba e kuqe tregon që ku nuk ka masa  kufizuese me shumë njerëz infektohen por kurba e goditjes në ekonomi është më e “cekët” ( kurba e kuqe poshtë )

Sa më të forta të jenë masat e karantinimit, aq me i thellë recesioni ( paraqitet me kurbën blu poshtë ).

 

Një sistem shëndetësor i dobët, në mënyrë të menjehërshme dhe direkte godet ekonominë, dhe që goditja të mos thellohet kërkohet ndërhurje nga qeveria.

9506335D-CD99-4D6D-B9B7-4B2668FD6162.png

Nëse qeveria nuk ndërmerr stimulin e mjaftueshëm fiskal, mundësisht aq sa llogariten humbjet ekonomike  , të cilat si fillim vijnë si rezultat i goditjes së ofertës ( prodhimit i mirave edhe ofrimit të sherbimeve ) dhe do të vazhdojnë të trasmetohen në ulje te kapaciteteve  prodhuese edhe ofruese të sherbimeve rritje të papunesisë , ulje të konsumit, mungesë të likujditetit , mospagesë të detyrimeve, shkaqe të cilat mund të cojnë deri deri në falimentim të bizeneve, goditja do të jetë më e fortë ( kurba portokalli) .

Humbjet në rang global janë llogartitur 9.4 trilion dollarë po ashtu edhe ndërhyrja fiskale nga botërore llogaritet në 10 trilion dollarë ose sa 11% e produktit botëror. Në monton “ sado që të kushtojë” qeveritë në gjithë botën po rrisin a) shpenzimet shendetësore sepse nëse nuk ulet kurba e përhapjes virusi mund të na godasë sërisht në dimrin 2020

b) po ofrojnë përjashtim nga taksat, ulje taksash, dhe incetiva të tjera në lidhje me to

c) po ofrojnë Grante për familjet por edhe grante për bizneset( nëpërmjet pagesave universale apo kthimit të taksës )

d) kanë ulur ulur normat e interesit edhe dhe kanë ofruar programet e kredive te buta.

Konsesusi midis ekonomistëve është që të gjitha pikat e mësipërme mund të ndihmojnë por vetëm pika C ( pagesat direkte tek familjet dhe bizneset mund të ndalojnë kolapsin ekonomik .

Në këtë tablo janë bankat qëndrore që ofrojnë mbeshtetje financiare jo vetëm duke përdorur rezervën valutore por por duke printuar para kur është parë e nevojshme .

Çdo qeveri sot e ka kuptuar që sa më i vogël stimuli fiskal kostot ekonomike do jenë te pa-imagjinueshme. Karantina do na shpëtojë nga viruesi por vetëm ndërhyrja fiskale e mjaftueshme mund të na shpëtojë nga kolapsi ekonomik.