Këngëtari legjendar i Operas preket nga koronavirusi

Preket nga koronavirusi këngëtari i njohur i operas spanjolle, Placido Domingo. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook.

“Unë e konsideroj si një detyrim moral të njoftoj se jam pozitiv me Covid-19,” shkroi Domingo.

Spanja është një dnër vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë. Ajo ka konfirmuar deri më tani 1756 të vdekur, ku 375 janë vetëm ditën e sotme. Ndërsa personat e prekur janë 24722 persona, nga të cilët 1785 janë në gjendje kritike.