Kollçaku: Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorët

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku, ka thënë se është e shqetësuar si epidemiologe, duke parë situatën me përhapjen e koronavirusit. Kollçaku është revoltuar për mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pasi nuk ka siguri duke thënë se nuk kemi imunitet ndaj virusit.

Fjalimi i deputetes Kollçaku:

“Ky mesazh që shkon nga kjo sallë është turpi. Unë kam thënë sot pa ardhur, pas pak fillon seanca e turpit dhe qëndroj prapa saj. Sot e kam postuar një video-spot, BBC që e ka jap të njerëzve që punojnë në kujdesin intensiv qendror, dhe i ftoj të gjithë ata që asnjë deputet nëse do të infektohej mos t’ia qesin respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, a po mendoni që jemi me imunitet politik e jemi edhe me imunitet karshi sëmundjeve, apo si deri tani gjithë politikbërësit kanë qenë mbi ligjin, mbi shtetin, kurrgjë nuk ka vlejtë, do të thotë edhe në kohë të pandemisë ne jemi mbi ligjin”,– përfundoi deputetja fjalën e saj.